Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Trioja me mision për ruajtjen e promovimin e këngës popullore shqipe

Në një kështjellë të Francës, në vitin 2015, është krijuar një trio e cila si qëllim ka kthimin e këngëve të vjetra popullore në skenën muzikore. 

Krijimi i këtij grupi vjen si një thirrje për të mos i dëgjuar fqinjët. Adhurim Grezda, Dalvin Mamusha dhe Endrit Xërxa përmes angazhimeve të tyre, kanë arritur që muzikën popullore shqiptare ta prezantojnë në Zvicër, Gjermani, Francë, madje edhe në Serbi, shkruan sot Koha Ditore.

Anëtarët e grupit thonë se: “Gjuha e muzikës është universale, kuptohet nga të gjithë dhe arrin edhe të ndalë gjakrat e të bashkojë njerëzit për të festuar së bashku”. 

Grupi që u formua në Kështjellën franceze 

Në kështjellën “Château de Promenois” në Bourgogne të Francës shpeshherë janë dëgjuar tinguj të muzikës popullore shqiptare. 

Madje atje është krijuar edhe grupi “Mos i n’go kojshit”, qëllimi i të cilëve janë ruajtja dhe promovimi i muzikës popullore shqiptare. Kështjella veçohet për peizazhin që e rrethon, kodrina të bukura, me kullota të rrethuara, ku shihen delet dhe lopët. Historia e kësaj kështjelle daton qysh nga Mesjeta. 

Në fillim të shekullit XVII, Kështjella ka qenë pronë e familjes Espiard de Clamery për gati tre shekuj me radhë, ndërsa në vitin 1800 është blerë nga Vicomte d’Autume-Espiard.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm