Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tri shtete akuzojnë Muzeun e Artit në Denver për eksponate të vjedhura

(Art News) – Zyrtarë nga Kamboxhia, Tajlanda dhe Vietnami po kërkojnë kthimin e eksponateve nga Muzeu i Artit në Denver, duke thënë se ato janë vjedhur nga tempuj të lashtë në Azinë Juglindore.

Përfaqësuesit e qeverive nga këto vende i dërguan shkresa Muzeut në maj dhe qershor përmes hetuesve amerikanë për tetë eksponate dhe mungesën e lejeve të ligjshme të eksportit. Sipas “Denver Post”, e cila raportoi lajmin për herë të parë, Muzeu nuk u përgjigj. Muzeu gjithashtu u është përgjigjur pyetjeve të medieve në lidhje me këto shkresa.

Nga tetë eksponatet që Kamboxhia, Tajlanda dhe Vietnami duan të kthehen, gjashtë iu dhuruan Muzeut të Artit në Denver nga studiuesja e artit dhe ish-administratorja e Muzeut, Emma C. Bunker. Vetëm një prej eksponateve, një figurinë e Budës prej bronzi e praruar në shekullin 19, erdhi me informacione të prejardhjes, por ajo kishte thënë se e bleu atë në vitin 2012 nga tregtari i artit në Londër, Jonathan Tucker.

Tucker i tha Muzeut të Artit në Denver se ai e bleu Budën nga një koleksion privat anglez, por nuk dha një emër apo ndonjë informatë tjetër .

Para vdekjes së Bunker në vitin 2021, ajo kishte një marrëdhënie të veçantë me tregtarin e artit Douglas Latchford. Tregtari dhe koleksionisti i artit besohet se kishte shitur eksponate të grabitura nga disa muze, duke rezultuar në riatdhesimin e dhjetëra veprave nga pasuria e tij. Pre kishin rënë disa klientë të tij, përfshirë dhe zyrtarë të qeverisë amerikane. Tucker ishte gjithashtu bashkëpunëtor i Latchford.

Edhe Muzeu metropolitan do t’ua kthejë 16 artefakte Kamboxhias e Tajlandës Kulturë Muzeu metropolitan do t’ua kthejë 16 artefakte Kamboxhias e Tajlandës

Bunker dhe Latchford bashkëpunuan në një operacion trafikimi prej dekadash për të legjitimuar eksponatet Kmere, të detajuara në një raport hetimor me tri pjesë të botuara nga “Denver Post” dhjetorin e kaluar. Metodat e supozuara të Bunker dhe Latchford përfshinin strategjinë se si të falsifikoheshin nënshkrimet e nevojshme për importin dhe shitjen e eksponateve, shkrimin e të dhënave që i jepnin më shumë mbështetje dhe garantimin për eksponatet që Bunker dinte se kishin dokumente të falsifikuara të origjinës. Avokati Bradley J. Gordon e përshkroi Latchfordin duke përdorur DAM “si një shpëlarës” përmes ekspozimit në muze të eksponateve të huazuara dhe të dhuruara që e ndihmuan atë të krijonte një reputacion të pastër.

Vitet e fundit, veçanërisht pas publikimit të hulumtimit të “Denver Post”, DAM ka kthyer disa nga eksponatet e grabitura, ka hequr emrin e Bunkerit nga një mur galerie dhe ka kthyer 185 mijë dollarë që ish-administratori i besuar dhe familja e saj kishin dhuruar si pjesë e një marrëveshjeje. DAM gjithashtu mbylli një fond për blerjen e artit aziatik të dedikuar për nder të Bunkerit pas vdekjes së saj në 2021. Megjithatë, DAM ende mban më shumë se 200 eksponate nga koleksioni i Bunker, nga vende si Tajlanda dhe Vietnami që kërkojnë kthimin e tyre. Eksponatet përfshijnë një kamë bronzi 2000 vjeçare të gjatë 9 inç me një figurë njerëzore dhe një Budë të shekullit të 12-të.

Sipas “Denver Post”, Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka qenë duke hetuar origjinën e eksponateve të Azisë Juglindore që nga viti i kaluar.

Zëdhënësja e DAM, Kristy Bassuener, i tha “Denver Post” në një shkresë elektronike se Muzeu zyrtarisht hoqi nga koleksioni i tij - pesë nga eksponatet e dhuruara në mars. Muzeu po punon me qeverinë amerikane për të siguruar kthimin e tyre, tregoi ajo.

Edhe Instituti i Artit i Chicagos kthen Budën 800-vjeçar të vjedhur në Nepal Kulturë Instituti i Artit i Chicagos kthen Budën 800-vjeçar të vjedhur në Nepal

“Muzeu ka bashkëpunuar me qeverinë e SHBA-së, duke përfshirë prodhimin e të gjitha materialeve të kërkuara dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë pasi u përgjigjet kërkesave të qeverisë në punën e saj të vazhdueshme për të siguruar integritetin e koleksioneve të tij”, ka thënë Bassuener.

Përktheu: Ariana Berisha