Një këngëtare, që njihet si poetja e jazzit, u ka paraprirë muzikantëve turq, që për tri net me radhë sjellin në kryeqytet frymën e ngjarjes që ka marrë emrin “Turkish Jazz Week”.
Şenay Lambaoğlu me kuintetin e saj, të martën mbrëma, në ambiente të një hoteli luksoz në Prishtinë e ka hapur edicionin e gjashtë “Javës...” që sjell në Prishtinë jazz-muzikantë nga Turqia. E organizuar nga instituti “Yunus Emre” dhe me përkrahje të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, “Java e Jazzit Turk”, këtë herë, i ofron audiencës tri mbrëmje koncertale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një konferencë për media të mbajtur gjatë ditës së martë, organizatorët kanë shpalosur programin tek kanë potencuar traditën e organizimit të një jave të tillë.
Sonte (e mërkurë), “Turkish Jazz Week” zbarkon në Prizren, me “Authentic Project”, që përshkruhet si një grup i formuar nga “muzikantë të jazzit turk që i futën zemrat e tyre në thesaret muzikore të atdheut.”
Java përmbyllet të enjten mbrëma në Prishtinë me një koncert të Merih Aşshkin – “Terennüm”, i cili do të prezantojë një punë jo vetëm muzikore, por edhe teatrale që në vete ngërthen figurat e preferuara të tij, mes së cilëve regjisorë, muzikantë e familjarë - njerëzimin dhe të gjithë ata që i ka humbur në jetën e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.