hapjen e edicionit e gjashtë të “Turkish Jazz Week” do të performojë poetja e xhaz-it, një nga këngëtaret më në zë të kohës Şenay Lambaoğlu.
Java e xhaz-it turk organizohet për të gjashtën herë në Kosovë ndërsa solistja Lambaoğlu do ta hap atë me kuintetin e saj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. E lindur në Gjermani dhe e rritur në Turqi, Şenay njihet për interpretimin mjeshtëror të poezive dhe këngëve të emrave të njohur mes së cilëve edhe Omer Hayyam-it dhe Nazim Hikmet-it.
“Albumi “Something else...” nga Şenay Lambaoğlu është një sukses i padiskutueshëm ndërkombëtar dhe është nxjerrë në treg nga shtëpia e famshme diskografike “Sony” . Ndërsa pjesë nga ky album do të interpretohen të martën mbrëma nga ora 19:30 në sallën ‘Diar” në “Sëiss Diamond Hotel” në Prishtinë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Instituti “Yunus Emre” i cili edhe këtë vit është bartës i organizimit të “Javës së Xhazit Turk” ka menduar që këtë koncertet t’i organizojë në dy qytete të Kosovës Prishtinë dhe Prizren. Mbrëmja e dytë e festivalit do të mbahet në Prizren për t’u kthyer në kryeqytet me koncertin përmbyllës i cili do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Prishtinës.
“Turkish Jazz Week” organizohet edhe me mbështetjen e Ambasadës së Turqisë në Kosovë si dhe përkrahësve si “Turkish Airlines”, “Sëiss Diamond Hotel” dhe “Turkey – Discover the potencial”.