Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Muzikantët nga Turqia hapin festivalin “Prishtina Jazz Week 2019”

Vitin që shkoi, pas një pauze tre-vjeçare, “Prishtina Jazz Week” u rikthye për ta mbushur zbrazëtinë që la në skenën kulturore të kryeqytetit.

Pas edicionit të parë të suksesshëm, ky festival e nisi edicionin e dytë të hënën mbrëma.

Në mbrëmjen e parë, muzikantë nga Turqia interpretuan në “Kino Armata”, duke sjellë atmosferë pozitive për publikun që e mbushi përplot sallën, raporton “Express” i KTV-së.

Pianisti Çargi Sertel dhe kitaristi Sarp Maden, pas koncertit, ndanë përshtypjet e tyre për rikthimin në Prishtinë.

“Ne kemi ardhur në Kosovë para dy ditësh, me ekipin dhe kemi kaluar mirë. Nuk kemi pasur shumë kohë të përgatitemi, por vetëm ta bëjmë testin e zërimit. Njerëzit këtu janë të mrekullueshëm”, është shprehur Sertel.

“Unë mendoj që ishte një koncert shumë i mirë. Unë nuk e konsideroj vetën si kitarist jazzi por si një muzikant”, ka thënë Maden.

Edhe “Derya, Cenk, Enver Trio” përmbyllin “Prishtina Jazz Festival” me magjinë e ritmeve orientale Kulturë “Derya, Cenk, Enver Trio” përmbyllin “Prishtina Jazz Festival” me magjinë e ritmeve orientale

Përveç performancave të muzikantëve nga Amerika, Turqia, Hungaria e rajoni, “Prishtina Jazz Week” sivjet do të sjellë edhe diskutime, shfaqje të filmit për muzikën jazz.

Bashkorganizatori i këtij festivali, Adrian Berisha, jep detaje për edicionin e këtij viti.

Edicioni i dytë i “Prishtina Jazz Week” do të zgjasë deri më 7 mars.