Prishtinë, 8 mars - Të dhënat për afro 100 monumente, përfshirë kisha, xhami, e objekte të tjera të trashëgimisë kulturore tashmë janë të qasshme në librin “Trashëgimia e kujtesës në Kosovë” (Memory Heritage in Kosovo) dhe në ueb-sajtin kosovomemory.org.
Publikimi i vëllimit të parë, që si projekt synon të zhvillohet edhe më, pos fotografive të monumenteve përmban edhe informacione të shkurtra sa i përket historikut dhe vendndodhjes së tyre. Libri - që është pjesë e projektit “Kujtesa në Kosovë: Trashëgimia e mençur dhe e dokumentuar e kujtesës” i organizatës joqeveritare “Integra” dhe i “Forum ZDF” - nis me Prishtinën si regjion, konkretisht, Parkun Arkeologjik, Xhaminë e Sulltan Mehmet Fatihut e Tyrben e Sulltan Muratit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Publicisti Shkëlzen Gashi ka mbledhur të dhënat për monumente, përderisa Korab Krasniqi i ka realizuar fotografitë.
Gashi ka thënë se ideja ka qenë që të jenë 100 monumente nga shtatë regjione, por janë më pak se kaq.
“Shtëpitë e personaliteteve më janë dukur shumë interesante. Monumentet e periudhës socialiste janë shumë të anashkaluara. E monumentet e dëshmorëve të luftës së fundit janë shumë secrealiste apo zibidi e katastrofë”, ka thënë Gashi.
Edhe
“Kosova në 100 fotografi” gjurmëve të trashëgimisë dhe identitetit
Sipas tij, do të ishte më mirë që si grup të dilnin në terren për të hulumtuar për monumentet, por një gjë e tillë ishte e pamundur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.