Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Transformimi i opozitës përballë elitës së Putinit

Në librin “Dressed Up for a Riot: Misadventures in Putin’s Moscow”, Michael Idov pasqyron me një stil të mrekullueshëm punën e tij të vështirë si kryeredaktor i “GQ Russia” nga viti 2012 deri më 2014.

Libri lehtësisht do të mundë të kategorizohej si një satirë për kryeqytetin rus, por eksperiencat e tij të përditshme e shpërfaqin edhe një pikëvështrim mbi lëvizjen kundër Putinit të vitit 2010 - ai për shembull asokohe ishte miqësuar me anëtaret e bendit muzikor “Pussy Riot”, vetëm sa për t’u zhgënjyer më vonë krejtësisht nga lëvizja opozitare dhe për ta përqafuar menjëherë në vend të tyre, elitën e Putinit.

I lindur në Letoni (asokohe pjesë e Bashkimit Sovjetik), si adoleshent, Idov ishte shpërngulur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte bërë gazetar që fiton tri herë çmimin “National Magazine Award”.

Romani i tij i parë, i titulluar “Ground Up” botuar më 2009, i kishte rënë në sy stafit të “Russian GQ”, që e kishin nominuar Michael Idovin si shkrimtar të vitit, duke e vënë kësisoj atë në qendër të vëmendjes mediatike në Rusi. Menjëherë pas kësaj, pasoi angazhimi i tij në “GQ”.

Në një bisedë për “DW”-në, autori i librit “Dressed Up for a Riot”, që tani jeton në Berlin, shpjegon sesi kishte zënë fill kjo vepër. Kur ishte përcaktuar ta shkruajë atë, a kishte menduar se njerëzit do të mundë të besonin se gjysma e ngjarjeve që kishin ndodhur ishin të vërteta? A e kishte zënë ai ndonjëherë veten duke thënë se jeta e tij ishte më e çuditshme sesa fiktivja dhe sesi do të mundë ta përkthente gjithë këtë në një libër kujtimesh... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)