Një prej këshillave më të shpeshta që mund t’i dëgjojë një i ri është: ndiqe ëndrrën. Por ky rrugëtim jo gjithmonë del të jetë i suksesshëm, shkruan sot Koha Ditore.
Të paktën jo për Benin (Blin Sylejmanin). Jo për shkak të dështimeve të tij personale, por pikërisht për faktin se ku ai jeton. Izolimi shoqëror, pamundësia për t’u zhvilluar, mungesa e lëvizjes së lirë, kur bëhen bashkë, duket se zgjidhje të vetme kanë ikjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë formulë e ndjek edhe Beni. Ai bashkë me babanë e tij (Veton Osmani) marrin vendim që të largohen nga Kosova. E për këtë kanë arsye. Ai është futbollist. Talenti i tij bie në sy të një selektori nga Franca, i cili më pas e fton Benin të shkojë atje. I gëzuar nga ky fakt, aplikon për vizë, bashkë me të atin. Por në rendin e gjatë para ambasadës, kur dëgjojnë se vizat u janë refuzuar, gjithçka merr kah tjetër. Pamjet e gëzuara e plot jetë që hapin filmin shndërrohen në zymtësi.
“Tisa” është një film i shkurtër, 21-minutësh, nën regji të Valter Lucajt dhe skenar të Afrim Muçajt, i cili në vete ngërthen dy tema: tragjedinë e lumit Tisa ku humbën jetën 15 shqiptarë në vitin 2009 dhe problemet me viza.
Kështu refuzimi i vizës bëhet shkak që dy personazhet kryesore të zgjedhin formën ilegale për të arritur në destinacion, e që në rastin e tyre është Frana. Dy miqtë më të mirë të Benit (Rita Krasniqi dhe Gani Rrahmani), janë shtylla e rrëfimit të filmit. Këta tre të rinj të talentuar arrijnë që të përçojnë emocione në ekran...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.