Kulturë

Tina Sulejmani, artiste e veprave shumëngjyrëshe

Kafeneja “Miqt pub” është një prej vendeve të preferuara të Tina Sulejmanit.

Nëpërmjet muralit, ajo tashmë ka lënë gjurmë në këtë kafene, raporton KOHA.

Piktorja nga Prishtina thotë se realizimi i muraleve në ambiente të tilla ia shton përgjegjësinë e punës.

Përmes lojës me ngjyra të ndezura, Tina Sulejmani me veprat e saj dëshiron të rrezatojë energji pozitive.

Gjatë kohës së izolimit, ajo punën e ka vazhduar edhe në shtëpi, ku ka realizuar dhjetëra vepra arti.

Tina Sulejmani e ka ndërmend ta ruajë stilin e saj edhe në veprat e ardhshme.