Titulli “Three Identical Strangers” disi zbulon më shumë sesa që do të duhej për dokumentarin, i cili është më mirë të shikohet duke ditur sa më pak gjëra rreth tij.
I plotë dhe ndonjëherë tërbues, dokumentari sjell rrëfimin e trinjakëve të cilët janë adoptuar ndaras pas lindjes, vetëm për t’u bashkuar rastësisht, shkruan Koha Ditore.
Asnjëri prej tyre – e as familjet e tyre – nuk kanë ditur për njëri-tjetrin, që në formë natyrale nxit shumë pyetje dhe një gjë e tillë e ka inspiruar regjisorin Tim Wardle ta rikthejë këtë histori misterioze në një storie me detektivë, një e tillë që fillon me përfundimin e dukshëm (ribashkimin e lumtur) dhe që gjatë tërë kohës lëviz para e prapa.
Shikuesit më të vjetër mund të zënë veten duke tundur kokën, duke rikujtuar fragmente të historisë së trinjakëve... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)