Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Three Faces” kundër patriarkatit

Ka skena të shumta të ngasjes në “Three Faces”, të cilat i rikujtojnë veprat e mëhershme të filmbërësit iranian Jafar Panahi, me njërën prej të cilave, filmin “Taxi”, ai mori “Ariun e artë” në vitin 2015 në “Berlin International Film Festival”.

Edhe një herë regjisori rri ulur prapa timonit drejtues; ai është shoqëruar nga aktorja e quajtur Behnaz Jafari – emri i vërtetë i aktores e cila luan në film, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Të dy i përgjigjen thirrjes për ndihmë që bën një vajzë e re, Marziyeh Rezaei, e cila jeton në një rajon të largët të Iranit.

Ajo i ka lënë një videomesazh Jafarit, ku i thotë se dëshiron që të studiojë aktrimin dhe se madje është pranuar në shkollë të aktrimit. Por prindërit e saj, të cilët preferojnë ta martojnë atë në formë tradicionale, nuk pajtohen që ajo të bëhet aktore.

Kur aktorja e famshme nuk reagon ndaj mesazhit të saj, Marziyeh zhgënjehet. Ajo kishte shpresuar shumë në kontaktin me Behnaz Jafarin, një aktore e cila ka arritur të bëhet yll, kundër strukturës patriarkale të vendit të saj. Në kryeqytet, Teheran, gratë gëzojnë më shumë liri sesa ato që jetojnë në rajone rurale.

Imazhet e fundit të videomesazhit të Marziyeh e paraqesin atë duke vendosur një konop rreth qafës.

Dedikim për aktoret

Edhe Gratë pa shami në krah të regjimit, nacionalizmi i ri që po ndërton Irani Botë 3 j. më parë Gratë pa shami në krah të regjimit, nacionalizmi i ri që po ndërton Irani

Behnaz Jafari dhe Jafar Panahi nisen në fshatin afër kufirit me Azerbajxhanin për të kuptuar nëse vajza e re me të vërtetë ka kryer vetëvrasje. Ajo nuk e ka bërë atë. Por ajo që ka arritur të bëjë, është ta sjellë Behnaz Jafarin në fshatin e saj.

Në këtë pjesë shikuesit takohen me “fytyrën” e tretë që luan rol të rëndësishëm në film. Është Shahrzad, e cila paraqitet vetëm si siluetë. Para Revolucionit Iranian ajo ka qenë aktore e njohur. Në fund të viteve ’70, për të ka qenë e ndaluar të luajë në filma. Tani, diva dikur e njohur jeton në një rajon të largët të shtetit, e vetmuar dhe e izoluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)