Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“The Travellers” me vepra të artistëve shqiptarë ndalet në Estoni

Një vepër mbi emërtimin e fëmijëve sipas qyteteve, një tjetër që shpërfaq joorigjinalitetin e pushimeve dhe një video-instilacion që pasqyron rrugëtimin nga Kina në Itali, ku krijohet një kolonë klasike, do të ekspozohen sonte në Estoni.

Të realizuara nga tre artistë shqiptarë me nam në botën e artit bashkëkohor, do të zënë vend në hapësirat e “Kumu”, që është selia e Muzeut të Artit të Estonisë dhe njihet si një nga vendet më mbresëlënëse ekspozuese në gjithë vendin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky muze ishte hapur më 17 shkurt të vitit 2006 dhe dy vjet më vonë e kishte marrë Çmimin Evropian Vjetor për Muzetë.

“My Name Their City” e Alban Mujës, “Sunshade” e Sislej Xhafës dhe “The Column” e Adrian Pacit janë përfshirë në ekspozitën “The Travellers”, që do të hapet sot (e premte) dhe do të qëndrojë e hapur deri më 1 janar të vitit 2018... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.