Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“The Squere” si kundërpërgjigje ndaj artit bashkëkohor

Filmi i ri i regjisorit suedez Ruben Ostlünd i bën satirë dhe kritikon botën e arteve të bukura dhe të kulturës, por gjithashtu shpërfaq mënyrën jo humane se si i trajtojmë të tjerët, me gjithë tentimet tona të altruizmit.

Filmi ka në qendër Christianin (Claes Bang), një menaxher i muzeut bashkëkohor, i cili tenton të krijojë një momentum rreth instalacionit të quajtur “The Square”, shkruan “Daily Review”, transmeton “Koha Ditore”. Kjo është një hapësirë e sigurtë, ku të gjithë mund të kërkojnë ndihmë nga personat përreth.

Ekipi i marrëdhënieve me publikun sugjeron Christianin që të krijojë dramë rreth instalacionit që do të ndihmonte muzeun të merrte vëmendjen e mediave. “The Square” jep mesazhin përmes vulës komike dhe spektaklit që posedon Ostlünd, duke ia mundësuar filmit që të largohet nga shtegu për të vënë në qendër jetët e personazheve.

Bang jep një performancë të shkëlqyer dhe personazh me vetëbesim që është i vendosur për të përçuar mesazhin altruist në zemër të tregimit.

Duke shpërfaqur fort mirë botën egoiste në të cilën jeton, Christiani është narrator i paarritshëm; vetëmadhështia shpesh mundëson pikëpamjen e ngjarjeve të filmit. Bang përkrahet nga një kastë e talentuar, por e papërdorur aktorësh, siç janë Elizabeth Moss dhe Dominic West, anglishtja e të cilëve i jep më pak kuptim filmit sesa një paraqitjeje të thjeshtë ndërkombëtare.

Bukuria e filmit fshihet në shkatërrimin e vetëbesimit brenda botës së artit, sidomos në atë bashkëkohor. Arti që paraqitet në film përqeshet ose injorohet dhe shumica e skenave të punës së Christianit janë të zbrazëta dhe të ruajtura për pak vizitorë.

Veprat e artit që shfaqen brenda “The Square” janë referencë e artistëve bashkëkohorë. Një seri e letrave të neonit kujtojnë artistin konceptual nga Amerika, Joseph Kosuth dhe performanca artistike që huqet nga Bang me gjasë është referencë për veprën e Marina Abramovich... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm