Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“The Snowball Effect” për shkrirjen e dallimeve midis njerëzve

Prishtinë, 17 korrik –Në ditën e gjashtë të Festivalit të Artit në Hapësirë Publike (HAPU), producentët e këtij projekti kanë vënë në sprovë teknikat për të gjetur të përbashkëtat dhe dallimet mes njerëzve që mendojnë ndryshe. Si kolektiv artistësh nga Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova, “The Snowball Effect” përpiqet t’i zhbirojë pikëpyetjet sesi mund të mbahet bashkë një komunitet me gjithë qëndrimet dhe ideologjitë e ndryshme.

Ky projekt, ashtu si një top dëbore, prodhohet nga “UZ Arts” (Skoci) bashkë me “Atelier 231” (Francë), “La Strada Graz” (Austri), Ctyri Dny (Çeki), “Festival di Terni” (Itali), “Teatri ODA” (Kosovë) dhe produksione të tjera që do të shtohen me “rrokullisjen” e topit.

Në një prezantim të mbajtur gjatë ditës në “Project Space” të fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, artistët nga Italia dhe Skocia, Matteo Lanfranchi dhe Neil Butler, kanë folur për qëllimin e këtij projekti, por edhe për organizatat e tyre që janë pjesë e rrjetit “IN SITU”.

Matteo Lanfranchi ka përmendur historinë e kompanisë së tij në Milano “Effeto Larsen”, e cila, ndonëse në fillim kishte qenë e lidhur me teatrin, tani është e përqendruar në marrëdhëniet mes njerëzve.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Artikuj të ngjashëm