Mbyllja e kufijve dhe kthimi i shumë shteteve evropiane drejt frymës nacionaliste, ka bërë që viteve të fundit situata politike të jetë e tensionuar. Si rezultat i kësaj, më së shumti kanë pësuar refugjatët dhe ata që kanë kërkuar një jetë më të mirë në ato vende, shkruan sot “Koha Ditore”.
Derisa bota përballet me probleme të tilla, Kosova i ka specifikat e veta dhe çështjet me të cilat duhet përballur. Artistë nga Kosova dhe Austria, duke e parë këtë situatë, kanë vendosur që nëpërmjet artit të nxisin pyetje dhe procese të cilat do të ndihmonin në krijimin e një imazhi të ri për shoqërinë. “In Between”, quhet projekti i cili erdhi si rezultat i një bashkëpunimi disavjeçar mes teatrit “Oda” dhe kompanisë “Kunstlabor” nga Grazi. Qëllimi i këtij projekti është që të përfshijë komunitetin në ngritjen e temave rreth përfshirjes dhe përjashtimit, duke trajtuar çështjet që prekin shoqërinë.
“In Between” u prezantua në kuadër të edicionit të 4-të të festivalit të artit në hapësira publike “Hapu”. Tema e këtij bashkëpunimi lidhet me mungesën e lirisë së lëvizjes për kosovarët. Në Fakultetin e Arteve, të interesuarit mund të bëheshin pjesë e këtij intervenimi artistik duke kaluar së pari në atë që quhej “check-in”, për të vazhduar më pas ecjen në grup nëpër korridoret e objektit nën përcjellje të intervenimit muzikor, i cili dëgjohej përmes altoparlantëve. Ky rrugëtim nuk kishte destinacion, por më shumë ishte si ecje që ndalej në gjysmë. Tamam me këtë përshkruhej fjalë për fjalë kuptimi i titullit të projektit: “Ndërmjet”. Në këtë formë ata që ishin pjesë e kësaj përvoje patën mundësi të mendojnë dhe reflektojnë mbi atë se çka u servohej dhe se ku ishte destinacioni.
Edith Draxl, drejtoreshë e “Kunstlabor”, e cila bashkë me kolegen e saj Andrea Ficher nga Austria dhe Florent Mehmeti si drejtor i festivalit, e njëkohësisht edhe pjesëmarrës në këtë projekt bashkë me Agnes Nokshiq nga Kosova, mbajtën një prezantim të punës që u bë . Prezantimi i tyre u mbajt në ditën e fundit të festivalit “Hapu” që nisi me datën 19 dhe përfundoi më 21 korrik.
Vitin e kaluar, ekipi i artistëve nga teatri “Oda” kishin shkuar në Graz për të bërë një punë në progres... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“In Between” ndal kohën në Stacionin e Autobusëve dhe në Munih
-
“Kino Kosova” në Zvicër e kërkon qëllimin në botën e trazuar
-
Driton Selmani pyet për të ardhmen në jubileun e Muzeut të Artit në Graz
-
“The Snowball Effect” për shkrirjen e dallimeve midis njerëzve
-
Arti e kultura hapin rrugë për ballafaqim me të kaluarën