Kulturë

“The Report” për konfliktin midis Senatit e CIA-s

Shefi i Inteligjencës vjen te senatorët me një paralajmërim të bujshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti voluminoz i Senatit që dokumenton përdorimin e torturës në burgjet sekrete të CIA-s – e që do të publikohej një ditë më vonë – mund të nxisë protesta, sulme mbi ambasadat amerikane dhe vrasjen e pengjeve amerikane jashtë vendit, u thotë James R. Clapper Jr., drejtori i Inteligjencës kombëtare, pjesëtarëve të Komitetit të Senatit për Inteligjencë, gjatë një telekonference të dhjetorit të 2014-s, duke e cituar një vlerësim të klasifikuar. Konferenca qe pjesë e një fushate të presionit për ta mbajtur raportin larg publikut, dhe kjo do të kishte pasoja.

Senatorja Dianna Feinstein, shefe demokrate e Komisionit, po hezitonte rreth publikimit të raportit, tek e vriste mendjen rreth një sugjerimi të administratës Obama se publikimi mund të anulohej përgjithmonë.

Dukej e mundur që raporti, produkt i kërkimeve të mundimshme më se gjashtëvjeçare, të mos zbardhej kurrë për publikun amerikan. Por paralajmërimi i Clapperit pati efekt të kundërt, sipas pjesëmarrësve të telekonferencës, dhe përfundoi duke ua mpiksur shpinën ligjvënësve. Ky episod është përjashtuar nga trajtimi filmik i sagës së ngatërruar rreth raportit të Senatit – duke e shpërfaqur një rast të rrallë kur jeta reale nganjëherë duket më dramatike sesa portretizimet e Hollywoodit.

Por filmi, “The Report”, përbën të parën përpjekje për t’i treguar në hollësi ngjarjet e turbullta rreth hetimeve të Kongresit për programin e CIA-s dhe konstatimet e hetuesisë, të cilat argumentuan se metodat brutale të marrjes në pyetje të agjencisë – që ndonjëherë përfshinin torturën – prodhuan pak apo aspak të dhëna të çmuara të inteligjencës.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)