“The Rape of Recy Taylor”, dokumentar me një histori të trishtë, por shumë edukativ nga Nancy Buirski ka të bëjë me guximin e jashtëzakonshëm të gruas afro-amerikane në Abbeville, Alabama. Më 1944 ajo u dhunua nga katër persona teksa po kthehej nga kisha në shtëpi. Taylor kishte refuzuar të heshtte sikur viktimat e tjera të këtij krimi të zakonshëm.
Me ndihmën e komunitetit përreth, rasti është marrë nga NAACP dhe Rosa Parks personalisht kishte marrë përsipër që të drejtonte dhe përhapte kampanjën. Madje edhe nën presion, autoritetet legale shtetërore asnjëherë nuk bënë as edhe më të voglin tentim që të kapnin të dyshuarit, të cilët u lanë të lirë, as atëherë kur kishin të dhëna për krime lufte në Kore dhe Vietnam. Por vetë rasti ka qenë pjesë e procesit nxitës, i cili aktivizoi lëvizjet për të drejtat e njeriut në Amerikën e pasluftës, shkruan sot Koha Ditore.
Në vitin 2011, shteti i Alabamas më në fund i “kërkoi falje” Taylorit – kërkimfalje më shumë britanike me gjithë formalitetin dhe kotësinë e saj – për dështimin e vet që të dënojë përdhunuesit e saj. Taylor vdiq në dhjetorin e vitit të kaur në moshën 97-vjeçare, qartazi në gjendje jo shumë të mirë për t’u intervistuar para kamerës, por Buirski flet me shumë pjesëtarë të saj të familjes dhe madje me shumë pjesëtarë të familjeve të sulmuesve të saj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë
-
Liderët shtetërorë kërkojnë drejtësi për Masakrën e Reçakut
-
Krasniqi: Shteti ta vlerësojë aktin e guximshëm të Nishorit, rrëfimi i tij do të ndryshojë jetë
-
“Elizabeth Taylor: The Lost Tapes” zbulon anën e brishtë të yllit hollywoodian
-
Vëllai që vdiq për t’ia shpëtuar jetën motrës