Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“The Parisian” në kulmin e trazirave të Perandorisë Osmane

Ka aso momente të bukurisë lirike në “The Parisian”, novelën debutuese të Isabella Hammandit, saqë dëshironi të jeni përherë të mbyllur në to, që të sajat të jenë fjalët e fundit. 

Libri nis në bordin e një anije me destinacion Francën dhe vetëm në këto pak faqe ajo e përthekon me një hijeshi pothuajse të pamundimshme ndjesinë e vakët të të qenit në kuvertë (“era trazon xhufkat e çadrave të tyre”) dhe procesin e përpiktë të thithjes së cigares aty (“ai e mbërthen në duar një cigare, e shkund cepin e pandezur dhe e mban në shuplakë të dorës çakmakun”). 

Fatkeqësisht, novela është mbase forma e vetme e artit që vështirë se përthekohet vetëm përmes talentit. Teksa as poetët e as tekstshkruesit e këngëve apo piktorët nuk duhet të ballafaqohen me problemin e kohëzgjatjes po qe se nuk duan ata vetë, edhe një novelë fare e shkurtër u kërkon orë të tëra përqendrim lexuesve, shkruan sot Koha Ditore.

Për sa i përket të gjatave, ato nuk kanë shanse të korrin sukses pa ngërthyer edhe merita të tjera përpos prozës. “The Parisian” ia vlen të lexohet, është i sinqertë, zemërgjerë – ama një rrëfim skajshmërisht i avashtë që e varros gjithë energjinë nën një narrativ të ashpër e të pamësuar. 

Pothuajse në gjysmë të librit vjen përshkrimi i kafesë së zezë që fërgëllon dhe shkëlqen nën rrezet e diellit. Si imazh e ka qartësinë e atypëratyshme e të bukur të shprehjes – e cila deri atëherë shërben vetëm për ta lartësuar stërgjatësinë e rrëfimit që e rrethon.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm