Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“The Night Watchman” për shpëtimin e fisit nga zhdukja

Herët në këtë gosti të romanit që na fton në kronikat e vazhdueshme të Louise Erdrichit mbi fisin Chippewa, një personazh në rezervat ngrefoset: “Ligji nuk mund ta nxjerrë indianin nga unë”.

Për fat të keq, Qeveria e Shteteve të Bashkuara po shpreson ta bëjë mu këtë përmes Kartës së Zhdukjes, një plan orwellian që premton të “emancipojë” njerëzit indigjenë nga tokat e tyre dhe shprehitë e tyre fisnore.

Nuk është ky viti 1893: romani zë vend në vitet ’50. Paçka se kjo mund të tingëllojë si një histori e largët – por një pjesë e poentës së Erdrichit është se pak ka ndryshuar që nga ajo kohë: siç na përkujton ajo në pasthënie, administrata e Trumpit së fundmi u rrek të zhdukte Wampanoagin, “fisin që i pari mirëpriti pelegrinët në këto brigje dhe shpiku Ditën e Falënderimeve”.

Në këtë stinë të zjarrmive letrare, kur huamarrjet kulturore kanë yshtur protesta që trandin industrinë e botimeve, çështja e autenticitetit është e dorës së parë. Erdrich rimerr flamurin duke ia ofruar lexuesit dhuratat e dashurisë dhe begatisë që vetëm një shkrimtare thellësisht e lidhur mund t’i japë. Kurrë nuk mund ta vësh në dyshim që këta janë njerëzit e saj. Autorja jep një epikë të autoritetshme që sjell në secilën faqe fuqinë e dëshmisë. Për 450 faqe, ne jemi mirënjohës që lejohemi në hyjmë në këtë botë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)