Komeditë romantike të zhvilluara nga standup komedia zakonisht nisin kështu: shakatë dhe materiali vrojtues shpalosen në 15 minutat e parë. Por kur nis narrativi i filmit, komedia shkarkohet.
Ka të bëjë me nevojën për t’u identifikuar me personazhet, për të gjetur fundin e lumtur dhe për të lënë prapa cinizmin dhe gabimet që mund të sjellin shakatë për ekosistemin, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“The Big Sick” nuk është i tillë. Është film i çuditshëm me shumë sharm dhe ëmbëlsi, që të zhytë në seriozitet të qëllimshëm pas mënyrës se si ndërtohet ngjarja. Është një goditje e papritur ankthi në pikën ku shumica e komedive romantike shkojnë për t’u larguar nga ironia.
Filmi bazohet në ngjarjen e vërtetë të bashkëskenaristëve, të cilët janë të martuar: standup komediani dhe aktori pakistanezo-amerikan Kumail Nanijani dhe skenaristja dhe producentja e komedive të lehta Emily V Gordon.
Nanijani vjen nga një familje ku martesa e aranzhuar është normale. Ai e ka pasur shumë të vështirë t’u tregojë prindërve se ka rënë në dashuri me Gordon, dhe në anën tjetër t’ia pranojë Gordonit se atë ende e mban sekret nga të afërmit e tij. E kur marrëdhënia e tyre kalon nëpër kriza të tmerrshme, Gordon u sëmurë nga një infeksion misterioz dhe mjekët kanë qenë të detyruar ta fusin në komë. Nanijani e kishte pritur atë jashtë spitalit me prindërit e saj.
Nanijanin e portretizon Kumil, version më i ri i vetes - taksist me gjysmë orari dhe ëndërrimtar për t’u bërë yll i stand-up komedisë. Emily portretizohet nga Zoe Kazan. Ajo nis duke e ngacmuar Kumalin gjatë shfaqjes së tij, dhe përfundon duke krijuar marrëdhënie romantike me të. Kazan sjell performancë të arrirë, duke kombinuar bukurinë e saj engjëllore me inteligjencë dhe dobësi që ma kujtoi performancën e saj në “The Exploding Girl” të Bradley Rust Gray (2009).
Babai entuziast i Kumailit, Azmat (Anupam Kher) dhe nëna e tij kontrolluese, Sharmeen (Zenobia Shroff) janë shumë tërheqës, sikurse vëllai i tij Naveed (Adheel Akhtar), i cili paralajmëron Kumailin se mospërfillja e traditave mund të bëjë që nëna e tyre ta “zhdukë”, në stilin e shekullit XXI. Në anën tjetër, prindërit e Emilyt prezantohen si më pak të rëndësishëm me më pak komedi mbi stereotipat kulturore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.