Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tenori Luan Durmishi në JETA tregon pse nuk i pëlqen zëri i tij

Tenori i njohur kosovar, Luan Durmishi, në emisionin “Jeta” të Kohavisionit sot ka rrëfyer rrugëtimin e tij të deritanishëm në botën e muzikës.

Rrëfimi i tij nis qysh me kohën e fëmijërisë e përfundon deri tek sukseset e koncertet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Durmishi është tenor dhe drejtor i orkestrës kamertale “Rexho Mulliqi”. Ka përfunduar studimet në Degën e Kantos në Akademinë e Muzikës në Prishtinë më 2006. Në vitin 2013/2014 fitoi bursë nga instituti amerikan “Voce Doro” me seli në Pannsylvania, ku ndoqi studimet në New York dhe u certifikua për teknikë vokale, repertor të operës dhe muzikë teatri, në klasën e sopranos amerikane Dorothy Stone. Tash është duke vazhduar studimet master në Prishtinë.

Karrierën si solokëngëtar e nisi më 2003, kur e përfaqësoi Kosovën në Festivalin ndërkombëtar për muzikë, teatër dhe film në Konjic dhe Sarajevë të Bosnjës. Ka një numër të madh paraqitjesh dhe koncertesh solistike brenda dhe jashtë vendit si: ShBA, Francë, Austri, Gjermani, Zvicër, Kroaci, Maqedoni, Bosnjë, Mal të Zi, Shqipëri. Në vitin 2008 nga teatri i njohur laborator “Lalish Theater” në Vjenë u përzgjodh për ta përfaqësuar Kosovën në projektin “Tri urat” (Austri, Ukrainë, Kosovë) dhe për një muaj u bë pjesë e këtij teatri. Ka bashkëpunuar me festivalet ndërkombëtare si: “Histria Festival” (Kroaci) “DAMFest” (Kosovë) “ReMusica” (Kosovë) “Tingujt e flautit” (Kosovë) “Ditët e muzikës maqedonase” (Shkup). Ka bashkëpunuar me Orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Kosovës dhe Orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit - Tiranë. Ka bashkëpunuar edhe me mediume të tjera të artit bashkëkohor. Në vitin 2012-2013 ka qenë sekretar i klubit rotarian “Dardania”. Është themelues i orkestrës kamertale “Rexho Mulliqi”. Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Shikoni emisionin e plotë në videon e mëposhtme: