Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Të shtunën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ekspozita ndërkombëtare e karikaturës

Të shtunën në Prishtinë do të hapet ekspozita ndërkombëtare e karikaturës , e cila do të zgjasë për një javë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Përveç karikaturistë shqiptarë, do të ekspozojnë edhe krijues të huaj, bën të ditur KultPlus.

Kjo ekspozitë, që përfshin 80 artistë vendorë e të huaj, ka një shtrirje të temave në dy pika si: Kosova në syrin e karikaturistëve, dhe ajo e temës së lirë.

Në këtë ekspozitë pritet të marrin pjesë artistë si: Agim Sulaj, Arben Meksi, Bujar Kapexhiu, Firuz Kutal, Jordan Popoliev, Ilhan Ozdemir, Arif Albajrak, Keziban Ertugrul. Në fund të mbrëmjes pritet të shpërblehen më të mirët e kësaj gare.