Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Agim Krasniqi, karikaturisti i ekspozitave ndërkombëtare

Për Agim Krasniqin, dita nis herët. Në orët e hershme të mëngjesit, marrin formë shumica e karikaturave të tij.

Koleksioni i artistit rrumbullakon rreth një mijë karikatura.

Në secilën prej tyre ka një porosi që prek realitetin shoqëror.

Ngjyrat, personazhet dhe objektet transmetojnë mesazhet e tij.

Karikaturisti Agim Krasniqi, i cili i ka prezantuar punimet në vende të ndryshme të botës, konsiderohet si përfaqësuesi më i aktiv kësaj fushe, raporton “Express” i KTV-së.

Edhe Kosova në 14 karikatura të KrAgit: Dhunë, liri, pavarësi, izolim... Kulturë Kosova në 14 karikatura të KrAgit: Dhunë, liri, pavarësi, izolim...

Mirënjohjet e shpërblimet janë dëshmi e vlerësimit të punës së tij në botë.

Artisti i njohur si Kragi, inspirimin e gjen edhe në pikturë dhe fusha tjera të artit.

Ai, tradicionalisht, organizon edhe Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës në Kosovë nëpërmjet të cilit ka sjellë në Kosovë karikatura të artistëve botërorë.

Artisti ka një mesazh inkurajues për të rinjtë që duan t’ia mësyjnë kësaj fushe.

Edhe Të shtunën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ekspozita ndërkombëtare e karikaturës Kulturë Të shtunën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ekspozita ndërkombëtare e karikaturës

Agim Krasniqi ka më shumë se gjysmë shekulli që u është përkushtuar karikaturave.

Emri i tij ka zënë vend edhe në dy libra që përmbledhin emrat e karikaturistëve më të njohur në botë.