Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Tandem” në DAM më 31 mars

“Tandem”, dyshja e re e sapo formuar nga Blerta Kosova dhe Oda Haliti, dy fanatike të muzikës së re eksperimentale do të debutojë në skenën kosovare në kuadër të Festivalit DAM, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se ato do ngjiten në skenë me një performancë e cila do zë vend në ish-shtypshkronjën “Rilindja” në mbrëmjen e parë.

“Energjia, shija e njëjtë në muzikë, dashuria për të, guximi për të lundruar në zhanre, eksperimentim n’miks, n'tastierë, e n'këndim i ka bërë që të kuptojnë se të gjitha këto i bëjnë tandem bashkë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Performancës së dyshes “Tandem” do t’i paraprijë opera eksperimentale “Errësira” nga Albena Petrovbich Vrachtanska, në interpretim të ansamblit nga Luksemburgu “Lucilin” dhe sopranoja franceze Donatienne Michel Dansac, që njëherësh edhe do hap zyrtarisht festivalin.

Festivali DAM do të përmbyllet më 8 prill dhe do të sjellë 15 koncerte, 3 ligjërata dhe 3 punëtori.

Image
Artikuj të ngjashëm