Sapo zbret nga autobusi i linjës 4, që merr rrugë nga lagjja “Matiçan” për në Parkun Nacional të Gërmisë. Ylber Tufa ndalet në stacionin pranë lagjes së tij, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Stacioni në të cilin ai ndalet dhe ai përballë tij janë të vetmit që u ndërtuan në vitet ’70 të shekullit të kaluar, e që ende e kryejnë funksionin e pritjes. Një i tillë, në Prishtinë, ka mbetur jashtë funksionit, në rrugën “Fehmi Agani”, përballë atyre që njihen si “Kafet e vogla”. E meqë në kohën kur u ndërtuan Prishtina përfshinte edhe komunat e vogla përreth, një i tillë, në funksion, ende gjendet në Fushë-Kosovë.
Qytetarët që ruajnë një kujtesë kolektive për këto objekte, për të cilat thonë se vunë rregull e rend në sistemin e trafikut urban, kërkojnë që së paku këto stacione që kanë mbetur të ruhen si të tilla. Tufa, 70-vjeçari i lindur në Prishtinë, thotë se kur u ndërtuan “kërpudhat” ishin atraksion i kohës. Nuk mendojnë kështu të gjithë. E duan modernen.
Por ajo që nuk e vë fare në diskutim nevojën për ruajtjen e siç u thotë “3 kapelat e Prishtinës”, është arkitektja e fotografja Eliza Hoxha./Artan Krasniqi
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Qytetarët presin autobusët pa ulëse e pa mbrojtje nga shiu
-
Disa stacione autobusësh në “Muharrem Fejza” pa shenja lajmëruese
-
Mungesa e pritoreve shkakton tollovi të madhe në “Kodrën e Trimave”
-
Pritoret e reja pa orar të linjave, ekranet shfrytëzohen për fushatë
-
Vonesa për vendosjen e pritoreve të reja në Prishtinë, qytetarët me shumë ankesa