Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Spider-Man: Homecoming” argëtues për tërë familjen

Krijuesve të “Spider-Man: Homecoming” u është kujtuar diçka që filmbërësit e gati secilit film me superheronj së fundmi e kanë harruar. Ata kanë kujtuar se nëse do të rrëfesh një histori për dikë të veshur me kostum të ngjitur për trupi, i cili mund t’i flakë veturat si një frisbi, atëherë ai duhet të jetë argëtues për tërë familjen.

Kjo nuk do të thotë se filmat me superheronj nuk mund të shfrytëzohen për të na mësuar mbi tregtinë ndërkombëtare të armëve, ose të shqyrtojnë përse aleatët kthehen kundër njëri-tjetrit, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Por ndonjëherë duhet të kthehen tek rrënjët e stripave dhe të ofrojnë argëtim për fëmijët si dhe për prindërit e tyre - dhe pikërisht këtë e bën filmi i fundit me Spider-Manin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nën regji të Jon Watts, i cili nuk është shumë i njohur, dhe me skenar nga shumë skenaristë për t’i përmendur, filmi nis me një aranzhim orkestral me kolonën zanore të filmit të animuar të vitit 1967.

Kjo nuk është një dramë për 15 gjysmëperëndi që grinden për ndonjë lloj pajisjeje kozmike për fundin e botës, ashtu siç shpesh bëjnë filma të tillë. Është i ngrohtë, komedi për një grup të dashur adoleshentësh, njërin prej të cilëve e kafshon merimanga radioaktive.

Nëntitulli “Homecoming” i ka dy kuptime. Së pari, ka një mbrëmje vallëzimi për përfundimin e shkollës së mesme në të cilën Spider-Man/Peter Parker (Tom Holland) mundet ose jo të marrë pjesë. Së dyti, është arritja e Spider-Manit në universin kinematik si pjesë e studios “Marvel”.

Në tre filmat e kaluar – trilogjia e Sam Raimi me Toby Maguire dhe në dy të tjerat me Marc Webb e më pas me Andrew Garfield – Spider-Man ekzistoi si realitet i ndarë prej Thorit, Hulkut dhe kolegëve të tjerë superheronj, sepse “Marvel” i kishte shitur të drejtat e personazhit për një tjetër kompani, “Sony”.

Por kur filmi i fundit nuk u vlerësua nga kritika, “Sony” u pajtua që ta lë “Marvelin” ta marrë përsipër Spider-Manin. Prandaj ai ishte rikthyer vitin e kaluar në “Captain America: Civil War” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.