Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sot nis festa e vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2022”

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i 21 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis të premten, dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit.

Sipas një njoftimi të organizatorëve të premten, festivali nis nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.

Hardh Fest 2022 mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon më 3 shtator”, thuhet në njoftim.