“Muzetë dhe historitë kontestuese – duke e thënë të pathënën në muze” është tema e shënimit të sivjetmë të 18 majit – Ditës ndërkombëtare të Muzeve. Temën këtë vit e dha Këshilli ndërkombëtar i Muzeve (ICOM) dhe vlen për të gjitha vendet për vitin 2017, ndërkaq fokusohet në rolin e muzeve, të cilët, duke punuar për të mirën e shoqërisë, bëhen qendra të pajtimit të popujve.
Muzeu i Kosovës ka paraparë aktivitete të ndryshme të cilat fillojnë nga ora 10:00 dhe përfundojnë në ora 22:00.
“Duke zgjedhur të thuhet e pathëna në muze, tema e Ditës ndërkombëtare të muzeve për vitin 2017 flet për atë se si të kuptohen aspektet e pakuptueshme nga historitë kontestuese, karakteristike për njerëzimin. Ajo gjithashtu i nxitë muzetë të luajnë rol aktiv në zgjidhjen e qetë të historive traumatike përmes ndërmjetësimit, shprehjes së pikëpamjeve të ndryshme dhe fokusohet në lidhjen ndërmjet paramendimit të së ardhmes, e cila i tejkalon temat tabu dhe çon drejt mirëkuptimit më të mirë të ndërsjellë”, ceket për Ditën e Muzeve.
-
Muzetë evropianë “ishuj freskie” në valën ekstreme të temperaturave
-
UNESCO-ja me kurs global për luftën kundër tregtisë ilegale me artefakte
-
“ReMusica” si reflektim mbi dialogun midis traditës dhe modernitetit
-
Inteligjenca artificiale – shans për rizbulimin e bibliotekave
-
“Kino Kosova” në Zvicër e kërkon qëllimin në botën e trazuar