Kulturë

Sopranoja prishtinase në Firencë

Për Fiorentinën si syth i Rilindjes italiane zakonisht nuk nevojiten prezantime sikundër ndjehet nevoja për qytete të tjera. Si sublimim i një kohe të artë, qyteti më i madh i Toskanës ishte dikur streha e Cameratës fiorentine, një grupi eruditësh që i prenë kërthizën muzikalizimit të teksteve dramatike.

“Opera mësohet më së miri në vendin ku lindi opera”, thotë një prishtinase që prej pesë vjetësh studion në Firencë, shkruan Koha Ditore.

Fjala është për sopranon rishtare, Dioklea Hoxha që hiç më pak se para dy javësh mori çmimin e dytë në Garën Ndërkombëtare të Këndimit për Opera Barok “Pietro Antonio Cesti” në Innsbruck të Austrisë.

Në konkursin me 200 këngëtarë nga mbarë bota, prishtinasja 22-vjeçare arriti të hyjë në dhjetëshen finaliste.

Vlerësimi i papritur

Momente mes drithërimash, ethesh e stresi teksa juria do të përzgjidhte më të mirët. Ndonjëherë edhe ndonjë dyshim që e përshkonte nëse juria do të tregohej e padrejtë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)