Sony World Photography Awards ka shpallur sot fituesit e konkursit për vitin 2021. Çmimet kryesore shkuan për dy fotografë që u munduan të protretizojnë në një formë tjetër kulturën dhe historinë.
Britaniku Craig Easton u zgjodh Fotografi i Vitit dhe fitoi 25,000 dollarë për setin fotografik “Bank Top”, i cili përfshin foto bardh e zi, të një komuniteti të vogël dhe tejet të veçuar në Blackburn, në Anglinë veriore, shkruan CNN të enjten.
Ndërkohë, fotografja nga Zimbabve, Tamary Kudita, fitoi 5.000 dollarë për portretin, “Afrikano Viktoriane”, e cila përshkruan një grua me ngjyrë me një fustan voluminoz të errët të stilit viktorian duke parë foto-aparatin, ndërsa mban në duar enët tradicionale të gatimit të popullit shona.
Imazhi pasqyron dualitetin e fotografes, e cila thotë se në ato fotografi ndërthur prejardhjen e saj nga shona dhe kulturën perëndimore në të cilën u asimilua.
Fituesit e tjerë janë Coenraad Heinz Torlage, student nga Afrika e Jugut dhe fotografi indian Pubarun Basu. \ a2news
{gallery}
-
Fotografi refuzon çmimin prestigjioz që e fitoi me një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale
-
Botërori solli shumë emocione – fotografët i zgjedhin shkrepjet e preferuara
-
I refuzohet viza, fotografi senegalez mbulon ngjarjen në këtë mënyrë
-
Jonathan Anderson fiton çmimin disenjatori i vitit
-
Çmimi i “Wimbledonit” shënon rritje rekord