Kulturë

“Song to Song” për trekëndëshin lirik të dashurisë

Disa artistë thjesht e shohin botën ndryshe. Terrence Malick, filmbërësi i fshehtë, veprat e të cilit janë përçarëse, sjell një objektiv të veçantë.

Në filmin “Malickville” koha kalon me bukuri, imazhe të shpejta melankolike, duke krijuar përzierje të shqisave në secilën kthesë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Jeta e Malick duhet të jetë e lodhshme në secilin hap nëpër kuzhinë për të vendosur një filxhan me kafe në një moment të tillë. Por nëse ky është perceptimi juaj, ose ajo që dëshironi ta projektoni për botën, atëherë them se duhet ta bëni një gjë të tillë. Kësaj here kjo shpaguhet.

Filmi “Song to Song” është një prej trilogjive më të mira të realizuara së fundi. E tillë që të bën të futesh në storie. “Wonder” dhe veçanërisht “Knight of Cups” duket se lidhet me këtë të fundit. (“Voyage of Time”, poemë me ton psikodelik për jetën, universin dhe gjithçka tjetër, në të vërtetë nuk llogaritet). Është histori e shpirtrave të uritur që ngopin veten në bufetë e gabuara duke gjetur një lloj kënaqësie në tërheqje.

Personazhi i portretizuar nga Rooney Mara, Faye, njëherësh personazhi kryesor është një muzikante fillestare në Austin të Teksasit. Ajo përfshihet në aferë me dy burra: Ryan Gosling, muzikant në majë të suksesit dhe Michael Fassbender, producent i ri në kërkim të suksesit. Trekëndëshi i dashurisë fillon dhe është klishe. Ai që ka para është i keq. Artisti me qëllime të pastra është i mirë.

Por që nga filmi “Baldands” i vitit 1973 Malick nuk është tepër i përkushtuar me skenarin dhe sigurisht jo i interesuar në personazhet bardhezi. Në filmin e tij të vitit 1998, “The Thin Red Line”, i buti dhe maço janë të prirë për monologë të brendshëm poetikë. Kësaj radhe, ana e çuditshme e performancave bën një lloj të vetin të teatrit të luftës, me beteja që dalin në mes të dashuruarve dhe miqve... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.