Kulturë

“Solo: A Star Wars Story” vazhdon mjeshtërisht aventurën

“Solo: A Star Wars Story” është aventurë mjeshtërore, e cila sinqerisht meriton statusin e një episodi të tërë në krejt këtë “franchise” e nuk është vetëm një nga ato përsëritjet që jemi mësuar t’i shohim. Ron Howard ka lindur për ta drejtuar atë. Kush është i ardhshmi? Zemeckis? Spielberg?

Ka një kastë të shkëlqyeshme dhe qasje të lehtë të shpirtit të episodeve IV deri VI, nga ekipi babë e bir i skenaristëve me Lawrence dhe Jonathan Kasdan, të cilët duhet të lejohen që të trajtojnë marrëdhëniet midis tyre dhe ankthet freudiane.

“Solo: A Star Wars Story” për më tepër ka një mit të lavdishëm të origjinës për të krijuar një prej miqësive më të mëdha të kinematografisë: Chewbacca stoike dhe piloti rebel e kryelartë Han Solo – dhe Alden Ehrenreich absolutisht zotëron rolin e tij, duke rigjallëruar kujtimin e trimërisë së Harrison Fordit të ri, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Më pas vjen një tjetër pjesë e re, që na bën të mendojmë ndryshe: dashuria që lind mes njeriut dhe makinës, në mes të pilotit të pamatur dhe Millennium Falcon ikonik e dhelparak.

Hani i Ehrenreich është një bukurosh, i cili është i shtypur sikur të gjithë të tjerët në planetin e tiranizuar. Ai është i dashuruar me të bukurën Qi’ra (Emilia Clarke) dhe ata planifikojnë që zyrtarëve t’u japin ryshfet kristale tejet të vlefshme Coaxium, në mënyrë që të ikin prej aty. Han arrin që të dalë, ndërsa Qi’ra jo dhe Han betohet se një ditë do të kthehet që ta gjejë atë.

Vite më pas, ai është shndërruar në një pilot të jashtëzakonshëm, i cili është larguar nga flota perandorake për mosbindje dhe bashkë me hajdutin Tobias Becket (Woody Harrelson) kanë krijuar një qëllim të përbashkët, e Becket bashkë me kolegun e tij Val punojnë për bosin e krimeve Dryden Vos (Paul Bettany). Po e saktë: dy hajdutët intergalaktikë quhen Beckett dhe Dryden. Më pëlqen të mendoj se ekipi Kasdan i skenaristëve ka eksperimentuar dhe me Pinter dhe Devanant, dhe Stoppard e Marvell para se të vendosnin për dy të tjerët.

Han po ashtu po ashtu bashkëpunon edhe me kumarxhiun karzimatik dhe fluturuesin Lando Calrissian, performancë shumë qesharake të cilën e sjell Donald Glover. Lando është pronar i Millennium Falconit, por duke qenë se ai është një kumarxhi, ai është në gjendje që të vërë në bast anijen e tij në fatin e letrave dhe dinakut Han. Phoebe Waller-Bridge është zëri argëtues i robotit Spartacist droid L3-37. Por më e rëndësishmja është se Han ka përballjen e tij të parë kundër perandorisë bashkë me miqtë e tij të ri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)