Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Ansamblit “Emin Duraku” nga Zhuri, me të cilët ka biseduar për realizimin organizimit “Sofra e Gurbetqarëve” i cili mbahet për herë të parë si i tillë në Kosovë.
Organizimi, siç njofton kjo Ministri përmes një komunikate, planifikohet të mbahet me 31 korrik të këtij viti në Prizren. Gashi, thuhet aty, është pajtuar që ky aktivitet kulturor të organizohet nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Si shenjë mirënjohjeje, falënderimi dhe mikpritjeje për bashkatdhetarët tonë që jetojnë e veprojnë në Mërgatë, e që vijnë e kryejnë pushimet në vendlindje, pa hezitim kam miratuar kërkesën që organizimi kulturor në fjalë të realizohet nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti”, tha Gashi.
Në kuadër të këtij aktiviteti planifikohen të mbahen pika të ndryshme artistike të vlerave të mirëfillta autoktone shqipe por edhe do të shpërndahen mirënjohje për ata që kanë kontribuuar për çështjen e shtetësisë së Kosovës në forma të ndryshme.
-
Klerikë, politikanë e ushtarakë vlerësojnë lart harmoninë fetare në Kosovë
-
Tentimvrasjet dhe shkalla e kriminalitet në vend, sot në “60 Minuta” me Bejtush Gashin
-
“Erdhlezeti” rikthehet në ritëm me energjinë e muzikës që bashkon
-
Kurti: Diversiteti kulturor është pasuri e Kosovës
-
RrOK: Komuna e Prizrenit godet skenën e pavarur kulturore