Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marr pjesë në përurimin e Qendrës për fëmijë “Little Miracles” në Gjakovë e financuar nga fondet e Ministrisë së Kulturës.
Gashi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me financimi i këtyre projekteve kanë për qëllim të ndihmojnë ndërmarrësit e rinj dhe hapjen e bizneseve të vogla.
“Këto projekte vijnë pas trajnimit të shumë të rinjve kosovarë të cilëve iu mundësuam që procesin nga një ide ta kthejnë në një fillimi të suksesshëm biznesi”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai thotë se, projektet janë të fokusuara ekskluzivisht në krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mesin e të rinjve duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve.
-
Gashi: Duhet të shtohen projektet që kontribuojnë në rritje të punësimit
-
Hapet panairi i librit në Ferizaj
-
MKRS e DVV International me marrëveshje për aftësimin e të rinjve në teknologji informatike e ndërmarrësi
-
Gashi bën thirrje për amandamentim dhe zbatim të ligjit për sponsorizime
-
Kosova pret përkrahje më të madhe për rininë nga Finlanda