Në Zhur të Prizrenit sonte është mbajtur manifestimi kulturor - falënderues për bashkatdhetarët "Sofra e Gurbetqarëve".
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, nën patronatin e të cilit është organizuar ky manifestim, ka njoftuar se ky aktivitet do të jetë tradicional dhe do të organizohet në të gjithë territorin e Prizrenit.
do të jetë viti i dytë i fundit, sepse ky organizim mikpritës për bashkatdhetarët e nderuar do të jetë tashmë tradicional. Vjet është organizuar në Prizren, sivjet në Zhur, vitin e ardhshëm diku tjetër, në çdo pjesë të Prizrenit, në çdo cep të Prizrenit, për t’i falënderuar bashkatdhetarët e nderuar dhe si shenjë mirënjohje për gjithë kontributin që e kanë dhënë në të gjitha etapat për vendin, për Kosovën, për shtetin tonë të ri”, tha Gashi, transmeton kp.
Ky manifestim organizohet për herë të dytë. Vitin e kaluar është mbajtur në Prizren, ndërsa këtë vit në Sheshin e “Dëshmorëve” në Zhur.