Kryetarja e Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, Hasnije Ilazi dhe nënkryetari, Ridvan Emini janë certifikuar si “Qytetarë të Botës të shekullit XXI”.
Certifikimi është bërë nga “Socratic Philosophical School”, pjesë e Federatës Botërore të Filozofisë.
Ndarja e certifikatave do të jetë në tetor 2017 në Athinë.
Kosova është ranguar në vendin e 16.
Listës së “Qytetarëve të Botës të shekullit XXI” i prin ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon, pasohet nga Irina Bokova nga UNESCO, dhe deri tani përfshin fiks 204 personalitete nga 37 vende të botës. Duhet përmendur se në këtë listë janë edhe ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, e shkencëtari me nam Stephen Hawking.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Emini: Kosova nuk është më në qendër të vëmendjes së botës si në vitet ’90
-
Koci: Kosova e privilegjuar për të qenë në Bordin e Paqes, merita nuk është e udhëheqësve
-
Liderët botërorë urojnë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
-
Osmani takon liderët opozitarë për Bordin e Paqes
-
Osmani: SHBA-ja mobilizoi botën për të na ndihmuar, nga OKB-ja dëgjonim vetëm fjalë