Hapësirës publike të Prishtinës i është shtuar edhe një vepër arti në bronz.
Është “Identiteti” nga Luan Mulliqi, që ka zënë vend në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, aty do të qëndrojë përkohësisht.
Vetë autori, ekspozimin e kësaj vepre e ka lidhur me një datë të veçantë për të.
“Është një kontribut në artin publik që e kemi, i cili aq shumë është duke na munguar në Kosovë dhe më vjen mirë që është bërë pikërisht në rastin e ditëlindjes së mbesës sime ViVit. Sonte i kremtuam dy ditëlindje, njërën të ViVit, 2 vjeçaren dhe një ditëlindje të një monumenti të frymëzuar nga trashëgimia kulturore çfarë janë edhe hasjanet”, ka thënë Mulliqi.
Në shpalosjen e kësaj vepre ka marrë pjesë edhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi. Ajo e ka vlerësuar kontributin e Mulliqit në fuqizimin e gruas shqiptare nëpërmjet artit.
“Veprat e Mulliqit janë gjithnjë të shkëlqyeshme sepse japin një mesazh, çdo vepër e tij të cilën e ka pasur. Kurse e veçanta e skulpturës së hasjaneve është sepse këtu flitet edhe për trashëgiminë tonë, pastaj pjesën e etnografisë e cila është në mënyrë specifike dhe e veçantë, por mbi të gjitha është edhe figura e femrës shqiptare, e cila nëpër shekuj, histori, ka luajtur një rol të rëndësishëm”, ka thënë Dumoshi.
Mulliqi, anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ndër të tjera, është autor i shtatoreve të Fehmi Aganit dhe Ismail Qemalit, si dhe i busteve të Bob Doyleit dhe Madeline Albrightit, që të gjitha të vendosura në Prishtinë.