Jehona Shyti, shefe e kabinetit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, ka deklaruar për emisionin “Express”, se me prioritet janë duke e trajtuar kërkesën e aktorëve rezidentë të TKK-së për rritje të pagave.
Shyti, duke komentuar kërkesën e aktorëve rezidentë se pagat e tyre duhet të jenë në nivel me ato të profesorëve universitarë, shtoi se një kërkesë e tillë nuk mund të realizohet, mirëpo ngritje e pagave do të bëhet në bazë të mundësive të buxhetit të Ministrisë së Kulturës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ministri Gashi, pas takimit me anëtarët e Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, është shprehur se kërkesa e tyre për ngritje të pagave është legjitime dhe do të koordinohemi për rritjen e tyre. Duhet shikuar buxhetin se sa lejon që të realizohet një çështje e tillë, por jo sa kërkojnë aktorët rezident”, ka thënë ajo.
Aktorët rezidentë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, i kanë dhënë ultimatum Ministrisë së Kulturës, se nëse kërkesa e tyre nuk realizohet deri këtë të premte, atëherë do ta anulojnë repertorin artistik të TKK-së.
“I ftojmë mos të bëjnë presione të panevojshme, kjo çështje duhet zgjidhur përmes dialogut edhe është e padrejtë të merren masa të tilla nga ana e aktorëve rezident. Nuk e kemi ndërmend t’i nënshtrohemi presionit, mirëpo jemi pro kërkesës së tyre. Pa dashur që të nënvlerësohet puna e askujt, por një nga problemet kryesore është zgjidhja e statusit të aktorëve”, ka deklaruar Shyti.
Shyti tutje deklaroi se aktorët rezidentë nuk janë shërbyes civilë por marrin paga si kategori e veçantë, duke shtuar se ata meritojnë paga të dinjitetshme.