Kulturë

Shyqri Nimani përgatit dokumentar për arkitektin e mesjetës Andrea Durrsakun

Artisti Shyqri Nimani është në përgatitje të dokumentarit mbi arkitektin dhe skulptorin e mirënjohur shqiptar të mesjetës Andrea Aleksi Durrsaku (1425-1505), shkruan KultPlus.

Andrea Aleksi Durrsaku, ka vepruar në Dalmaci (Split, Trogir, Zare, Shibenik dhe Ishullin Rab/Arb) dhe në Itali (Ankona dhe Ishujt Tremiti).

Ky artist gjithnjë i ka nënshkruar veprat e tij me krenari se ishte shqiptar nga Durrësi: Andreas Alexius Epirota Durachinus.

Siç tregoi për KultPlus, vetë artisti Nimani, dokumentari pritet të shfaqet shumë shpejt për publikun ndërsa punët po shkojnë mjaftë mirë.

Image