Kulturë

Shuhet artisti shumëdimensional, Rick Froberg

Rick Froberg, lideri i grupeve amerikane, “Drive Like Jehu”, “Hot Snakes”, “Pitchfork” dhe “Obits”, vdiq në moshën 55-vjeçare.

Vdekja e tij u njoftua nga John Reis, me të cilin kishte bashkëpunuar për një kohë të gjatë. “Rick vdiq papritur mbrëmë nga shkaqe natyrore. Arti i tij e bëri jetën më të mirë. E vetmja gjë që ai donte më shumë se arti dhe ‘rock n’ roll’ ishin miqtë e tij. Ai do të kujtohet përgjithmonë për krijimtarinë, vizionin dhe aftësinë e tij për të sjellë të bukurën në këtë botë. Të dua, Rick. Do të më mungosh deri në fund të jetës sime”, ka shkruar Reis në rrjetin social “Instagram”.

Këngëtari dhe kitaristi ishte vlerësuar për kombinimin e elementeve të “punk-ut” me lojën inventive dhe këndimin pasionant që do të ndikonte në nën-zhanrin ‘emo’ të viteve ’90 e tutje. Albumi i “Drive Like Jehu” i vitit 1994 – “Yank Crime” – kishte publikuar këngë dhjetëminutëshe, ritme të copëtuara dhe tempo glaciale krahas energjisë së zakonshme ‘punk’. Kjo është konsideruar prej kohësh si një nga dokumentet kryesore të ‘punk-ut underground’, derisa këngët më të papërpunuara dhe vokali origjinal në “Hot Snakes” shtrihet në katër albume të vlerësuara.

Frobergu ishte gjithashtu artist vizual mjaft i suksesshëm. Ai krijoi dizajne fantastike të kopertinave të publikimeve të tij, sikurse edhe ato të bendit të Reis – “Rocket From the Crypt”.

Froberg dhe Reis kishin formuar kuartetin “Pitchfork” në vitin 1986 në San Diego duke lansuar këngë dhe më pas edhe albumin “Eucalyptus” më 1990. Pasi u ndanë nga ky grup, u bashkuan si instrumentistë në një tjetër grup – “Night Soil Man” - që ato kohë po vdiste, për të formuar “Drive Like Jehu” i cili do të debutonte në vitin 1991 si dhe diskografinë e vogël por me ndikim, “Yank Crime”, që informonte grupe të ngjashme aventureske si “At dhe Drive-In” dhe “Bloody Brothers”. Bendi i ndarë si “Reis’s Rocket From the Crypt” u bë gjithnjë e më i suksesshëm, por ata u reformuan për shfaqje të drejtpërdrejta mes viteve 2014 dhe 2016.

Froberg dhe Reis u ribashkuan në “Hot Snakes” në vitin 1999, kur luajtën ‘bracing garage punk’. Pas publikimit të tri albumeve ndërmjet viteve 2000 dhe 2004, ata u ndanë në vitin 2005, por u reformuan në vitin 2010 dhe më vonë lansuan një tjetër album të njohur – “Jericho Sirens”. Së fundi ai kishte njoftuar se albumi i pestë ishte “shumë afër i përfunduar”.

Froberg gjithashtu ishte pjesë e bendit “Obits” pa Reisin, i cili kishte publikuar tri albume mes viteve 2009 dhe 2013.

Folegj: Këngëtari dhe kitaristi ishte vlerësuar për kombinimin e elementeve të “punk-ut” me lojën inventive dhe këndimin pasionant që do të ndikonte në nën-zhanrin ‘emo’ të viteve ’90 e tutje

The Guardian