Ish-objekti i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Shtëpia e Sali Safqit, ajo e Musli Hoxhës dhe objekti që është shfrytëzuar në të kaluarën nga Kadastra e Komunës së Prishtinës, do t’u nënshtrohen intervenimeve emergjente.
Ministria e Kulturës ka vendosur që të investojë për t’i mbajtur në këmbë këto objekte të kryeqytetit. Të tilla sa u përket rrezikshmërisë për qytetarët dhe mosqëndrueshmërisë si monumente, janë vlerësuar edhe nëntë të tjera në Prishtinë, por nuk dihet se kur do të ndërhyhet në to, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitin e kaluar MKRS-ja kishte ndarë buxhet prej 200 mijë eurosh për ndërhyrje emergjente në trashëgimi kulturore. Nuk janë shpenzuar më shumë se 30 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.