Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Shtëpia e Shqipërisë” çelet në Paris

Për herë të parë në kryeqytetin francez çelet “Shtëpia e Shqipërisë”, një institucion tërësisht në shërbim të njohjes dhe përhapjes së vlerave kombëtare.

Ceremonia e çeljes u mbajt në Paris në prani të dhjetëra personaliteteve të kulturës dhe komunitetit shqiptar që jeton në Francë.

Mes të pranishmëve nderonte pjesëmarrja e ambasadorit shqiptar Dritan Tola dhe punonjës të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, raporton ATSH.

Kjo është një iniciativë e intelektualëve shqiptarë që jetojnë prej dekadash në Francë, Gjergji Themeli, Armanda Gegprifti, Zamir Mati, Agron Hasku.

Artikuj të ngjashëm