Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shtëpia e fortë e pasanikut të Anamoravës

I ulur në një divan, me një mindil në dorë, 82-vjeçari Isak Pozharani po e “mbyt” kohën. E shoqëron me një filxhan çaj meditimin e tij. Me shkas, i duhet të kthehet prapa në histori, për të kujtuar paraardhësit.

Shtëpinë në të cilën jeton e ndërtoi stërgjyshi i tij, që ai i referohet gjithnjë si baba Kurtesh. E kujton për burrë të zotin e të kamur të kohës, shkruan sot “Koha Ditore”. Shtëpia që e ndërtoi ai në vitin 1908 atëherë ishte e përmendur për faktin se ndërtohej me tulla të pjekura.

Pozharani nuk përton të tregojë edhe një rrëfim që lidhet pikërisht me këtë nam. E sot shtëpia është monument kulture që mbrohet me ligj. Edhe ashtu, Pozharani thotë se shtëpia nuk ka gjasë të rrëzohet.

Si pronë i takon djalit të tij të vogël, nga pesë sa ka gjithsej. E thotë me bindje se ajo do të ruhet. Si strukturë është e fortë, e siç thotë Pozharani, atë nuk mundi ta rrënonte as granatimi nga forcat bullgare, dekada më parë.

Vlerat historike dhe reprezentative

Edhe Kolumne 1 j. më parë Fashizmi brina s’ka

“Shtëpia është ndërtuar prej stërgjyshit, Kurtesh Kurteshit të Pozharanit, që ne i themi baba Kurtesh. U kanë fort burrë i zoti ai”, thotë me krenari Isak Pozharani, derisa lëshon ngadalë filxhanin mbi tavolinë.

“Ka pasë pasuri shumë të madhe ai”, shton tutje, sa për t’ia forcuar namin Kurtesh Kurteshit, stërnipi i burrit të njohur në historinë e Anamoravës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)