Në hajatin e hapur e të gjerë të shtëpisë po vrisnin kohën familjarët, në një ditë me shi korriku. Janë qiraxhinj në njërën anë të monumentit që shteti e ruan me ligj si Shtëpia e Adem Aga Gjonit.
Në anën tjetër të shtëpisë, jetojnë pjesa tjetër e trashëgimtarëve të pasanikut që e ndërtoi këtë shtëpi të bukur në qytetin e Prizrenit, së paku këtu e 200 vjet më parë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Njohësit e trashëgimisë kulturore në Prizren ia çmojnë si të veçanta vlerat e saj historike e arkitektonike. Është padyshim në mesin e shtëpive më të bukura që qyteti i vjetër në jug-perëndim të Kosovës e ruan si trashëgimi kulturore materiale.
Shembulli i arkitekturës orientale të pasanikëve
Ismajl Gashi është kryefamiljari që ka gati tri dekada që është vendosur në këtë shtëpi. Është i bindur se po të mos kishte qenë ai, shtëpia do të rrezikohej seriozisht.
“Unë e mbaj se moti ishte rrëzu. Menjëherë pas luftës patën ardhë edhe që ta djegin, por nuk i pata lënë”, thotë ai për shtëpinë që ndodhet në qendër të qytetit, në Zonën Historike të Prizrenit.
Edhe
Rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë, familja ia lë në dorë drejtësisë
Gashi tregon se ndryshimi i kulmit në vitin 2013 e ka përforcuar paksa objektin, por thotë se ka ende punë që ai të jetë stabil.
Derisa përcjell nëpër dhomat e objektit, Gashi shtron nevojën që objekti të restaurohet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)