Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Kinemaja e vjetër” në mëshirë të kohës

“Kjo është shumë e vjetër, 200 vjet i ka”, thotë një djalë 33 herë më i ri sesa objekti, të cilit pretendon se ia di kohën e ndërtimit.

Me një biskotë në dorë, 6-vjeçari, që ka shtëpinë prapa objektit të vjetër, po sillej i vetëm nëpër oborrin e monumentit të braktisur, shkruan Koha Ditore.

Para se të jetë aty, ai ka mundur të ketë qenë duke shikuar ndonjë film vizatimor, por as idenë nuk e ka se në objektin për të cilin ai po flet pa e pyetur gjë, dekada më parë janë shfaqur filma për publikun.

Në fakt, jo vetëm ai, por fare pak përmendet se objekti që shteti e ruan si “Kinemaja e vjetër” e Prizrenit, në mes të dy luftërave botërore ka argëtuar prizrenasit me shfaqje në ekran të madh. Në të njëjtën kohë objekti përdorej edhe si hotel.

Objekti, që më vonë u shfrytëzua nga Shoqata e Shurdhmemecëve, ka kohë që është i braktisur e po dëmtohet nga koha. Shteti e ruan si monument kulture, bashkë me historinë e saj të kinemasë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)