Drita e diellit kishte dëmtuar statujën historike të kompozitorit. Monumenti në Bonn, i zbuluar më 1845, është rikthyer në vendndodhjen e tij pas gjashtë muajve të restaurimit. Statuja, e cila është nën mbrojtje të shtetit, ishte dëmtuar nga korrozioni i shkaktuar nga rrezatimi diellor. Është dashur të riparohej për të shmangur dëmet më të mëdha në punë përmes lagështisë dhe grimcave të papastërtisë. Restaurimi zuri vend në një punishte në zonën e qytetit gjerman
Ludwig van Beethoven (1770-1827) shpesh rishkruante dhe ndryshonte veprat e tij, por këtë herë ishte vetë imazhi i kompozitorit që iu bë një restaurim ose më saktë statuja e tij e famshme në Münsterplatz të Bonnit.
Bronzi i madh u kthye në vendin e tij tradicional mëngjesin e së martës, pasi ishte hequr nga baza e tij më 5 janar nëpërmjet një vinçi.
Me bazën e tij, monumenti me lartësi prej 7.8 metrash peshon 6.6 tonë.
Statuja e cila është nën mbrojtje të shtetit ishte dëmtuar nga korrozioni i shkaktuar nga rrezatimi diellor. Është dashur të riparohej për të shmangur dëme më të mëdha në punë përmes lagështisë dhe grimcave të papastërtisë. Restaurimi zuri vend në një punishte në zonën e qytetit gjerman. Fillimisht u pastruan komponentët e monumentit, pa u hequr shtresa e bronzit historik. Më pas pjesët individuale u lyen me dyllë mikrokristalor në mënyrë që të krijohet një sipërfaqe harmonike.
Bërthama e bazës prej betoni ishte riparuar direkt në Münsterplatz.
Projekti gjashtëmujor i restaurimit zgjati shumë më shkurt se riparimi i fundit i kësaj statuje, i cili kishte zgjatur nga viti 1963 deri në vitin 1965.
I lindur në Bonn më 1770, Beethoven mbetet banori më i famshëm i qytetit.
Kompozitorët Franz Liszt e Robert Schumann dhe përkthyesi i Shekspirit, August Wilhelm von Schlegel, ishin nismëtarët kryesorë të monumentit, i cili ishte zbuluar më 12 gusht të vitit 1845. Statuja është krijuar nga skulptori i Dresdenit, Ernst Julius Hähnel. Beethovenin e përshkruan duke vështruar diku larg, teksa reflekton mbi punën e tij duke mbajtur një stilolaps dhe letër.
Mbretëresha britanike Victoria dhe Princi Albert ishin në inaugurim, por vendi i tyre i nderit në një ballkon prapa monumentit nuk ishte vendi më i mirë për ngjarjen. Mbretëresha nuk ishte shumë e kënaqur kur statuja zbuluar qëndronte me shpinë të kthyer nga ta.
Për të zbutur gabimet, eksploruesi dhe shkencëtari Alexander von Humboldt me sa duket tha: “Po, ai ka qenë gjithmonë një person i ashpër edhe gjatë jetës së tij”.