Prishtinë, 8 nëntor – Qeveria e Shqipërisë synon që të themelojë një agjenci të veçantë sa u përket librit dhe leximit. Në vitin 2019, Qeveria që udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama ia ka vënë vetes për qëllim që të hapë Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro–Furxhi, gjatë prezantimit të planifikimit buxhetor të Ministrisë së Kulturës për vitin 2019 para anëtarëve të Komisionit parlamentar për edukim dhe kulturë. Ajo ka thënë se Ministria e Kulturës parashikon që për vitin 2019 të themelojë një institucion të ri kombëtar për t’u dhënë përparësi politikave në fushën e librit dhe edukimit.
“Do të krijojmë Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, e cila do të jetë një agjenci në nivel kombëtar për të ekzekutuar në territor të gjitha politikat dhe programet e Ministrisë së Kulturës, të cilat ne i kemi ngritur dhe tashmë kanë hyrë në vitin e tyre të katërt të zbatimit”, ka thënë ajo.
Një iniciativë e tillë ishte marrë edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë para dy vjetësh.
(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, prioritet i Shqipërisë për sivjet
-
Nismë për objekt të ri të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë
-
Shqipëria synon fuqizimin e librit me ndryshime ligjore
-
Ministria i rikthehet Qendrës së Librit që e premtoi para katër vjetësh
-
Ministrja Dumoshi zotohet që do të themelojë Qendrën e Librit