Rikthimi i publikut e ikja nga formati i valleve të deritashme kanë bërë që Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” ta mendojë reformimin e repertorit.
Bazuar mbi këtë synim, ky institucion ka hapur konkurs publik për projekte që mund të implementohen nga Ansambli, shkruan sot “Koha Ditore”. Qëllimi është që të sjellin këngë e shfaqje koreografike krejtësisht të reja. Kësisoj, “Shota” synon një repertor më avangard, por me bazë në melos popullor.
Sipas konkursit të hapur në ditën e 16-të të këtij muaji, Ansambli bën thirrje për projekte me karakter tradicional, stimulues për të rinjtë, inovativ, aso që paraqesin risi, përmbajnë kritikë, nxisin debat e diversitet.
u përket këngëve popullore ato duhet të jenë origjinale e të papublikuara më parë, të kompozuara në frymën e melosit popullor dhe autokton.
Vitin e kaluar, “Shota”, pavarësisht pjesëmarrjes në shumë aktivitete e festivale, brenda e jashtë vendit, ka realizuar vetëm një premierë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Edhe
“Shota” me koreografi të reja dhe frymën e ritmeve popullore më 2026
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
