Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Shota” rrezikon vazhdimësinë në mungesë të gjeneratës së re

Prishtinë, 16 maj – Janë gjithsej 22 kandidatë nga 75 konkurrentë, të vlerësuar maksimalisht për të nisur kursin për vallëzim. Sa i përket këndimit, nga 20 që i kanë hyrë garës, pikët më të larta i kanë arritur 11 prej tyre. E për instrumentistë, komisionit vlerësues ia kanë mbushur mendjen 2 nga 6 sa kishin konkurruar.

Në fillim të shkurtit për dy ditë krejt fëmijët e të rinjtë i janë nënshtruar audicionit. Por ende nuk dihet se kur do të nisin mësimet në atë që është planifikuar të quhet “Akademia e të rinjve” në ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”. Menaxhmenti i këtij institucioni në mënyrë që të mos lejojë thellimin e krizës sa i përket kuadrit profesional të Ansamblit, qysh në fund të vitit të kaluar e kishte planifikuar edhe në buxhet themelimin e “Akademisë së të rinjve” për këtë vit. Për këtë edhe kishte hapur konkursin në janar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por Ministria e Kulturës nuk e ka përkrahur këtë nismë. Kishin kërkuar 19 mijë e 20 euro për pagesën e gjashtë profesorëve, që planifikohet të angazhohen. Por “Shotës” tash i duhet që për këtë kurs trevjeçar të marrë licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Kemi qenë në Ministrinë e Arsimit dhe ata na i kanë dhënë disa udhëzime për kërkesën që duhet bërë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i “Shotës”, Shefqet Gjocaj. Kjo kërkesë do të shkojë nëpërmjet Ministrisë së Kulturës.

Sikurse Gjocaj, ashtu edhe udhëheqësi artistik i Ansamblit, Ylber Asllanaj, “Akademinë e të rinjve” e sheh si përpjekje që “Shota” të ketë vazhdimësi.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")