Prishtinë, 20 prill - Lëvizjet e heroit Adem Jashari, që në skenë portretizohen nga valltari Besnik Grajçevci, tregojnë haptas se komandanti është i gatshëm për epope. Menjëherë pas figurës hijerëndë të komandantit, i ati i tij, Shabani (Nazmi Demaj) hedh shikimin përreth trojeve e më larg.
Fytyra e tij paralajmëron kohë të errëta, por edhe forcë që do t’i përballojë ato. Përgatitja për sakrificë pasqyrohet nga gjendja e tyre emocionale. Me koreografi të Xhemajli Berishës, e muzikë të Ylber Asllanajt, udhëheqës artistik i ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota”, ky institucion të mërkurën mbrëma në Teatrin Kombëtar të Kosovës ka dhënë koreodramën “Lulet e Marsit”. Koreodrama që i është kushtuar heroizmit të familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt, është dhënë në Prishtinë në kuadër të koncertit “I këndojmë pranverës” pas premierës që kishte në mars në Skenderaj në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Historia e Jasharëve vjen më shumë si koreografi lirike e jo si ngjarje epike, siç ishte edhe flijimi i familjes Jashari më 1998, ku në Prekaz përgjatë 5, 6 e 7 marsit ishin vrarë 55 veta, midis tyre edhe shumë fëmijë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
“Lulet e Marsit” për Epopenë e UÇK-së
-
Liderë shtetërorë e partiakë: Sakrifica e Jasharëve ndryshoi rrjedhën e historisë
-
Osmani: Sakrifica e familjes Jashari në Prekaz ndryshoi drejtimin e historisë së Kosovës
-
28 vjet nga rënia e familjes Jashari, sot nis Epopeja
-
27 vjet nga rënia e familjes Jashari, sot nis Epopeja